Lewandowski ka marrëveshje me Real Madridin?

E publikuar: 21/03/2018 12:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madrid ka arritur marrëveshje me sulmuesin e Bayern Munich, Robert Lewandowski.

Detajet e reja kanë ardhur nga Madridi, ku El Mundo Deportivo shkruan se janë mbyllur të gjitha detajet.

Agjenti i ri i Lewandowskit, Pini Zahavi, është takuar muajin e fundit shumë shpesh me drejtorin e Realit, Jose Angel Sanchez.

Lewa dhe Muller

Mësohet se një marrëveshje është arritur mes palëve, edhe pse nuk është e detyrueshme që të mbyllet .

Po ashtu mësohet se Zahavi është i lirë të negociojë me klubet e tjera të interesuara.

Robert Lewandowski . (Photo by Andrew Halseid-Budd/Getty Images)

Real Madridi mbetet prioritet i Lewandowskit.

Konfirmohet po ashtu se Bayerni është i gatshëm që të dëgjojë oferta në verë pë lojtarin. /Telegrafi/