Lëvizi sipër kranit gjigant i maskuar si Donal Trump, për të shpërndarë një mesazh pozitiv (Video)

E publikuar: 22/11/2018 12:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

George King është maskuar si Donald Trump dhe ka lëvizur sipër një krani gjigant që ndodhet në Londër, pa pasur asnjë pajisje mbrojtëse.

Aktivisti 19-vjeçar, pretendon se me këtë veprim ka dashur të shpërndajë një mesazh pozitiv, sa i përket shëndetit mental, transmeton Telegrafi.

“E zgjodha presidentin Trump, si mënyrë ironike që të jemi kundër dallimeve gjinore dhe racore. Tani është momenti i fundit, që t’i thërrasim mendjes”, ka thënë King.

Projekti që pritet të vazhdojë, duket se e ka lënë atë të kacavjerrë në mbi 100 metra lartësi, teksa nuk dihet se si do të vazhdojë. Megjithëse, dihet që ai ka zbritur dhe është në zonë të sigurt.

Lëvizja tij në strukturën e lartë, megjithëse ishte për çështje pozitive, nuk kërkohet të imitohet prej askujt, sepse mund të ketë përfundime të pa pritshme. /Telegrafi/