Leverkuseni e dëbon Spahicin, qëlloi sigurimin (Video)

E publikuar: 12/04/2015 18:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bayer Leverkusen i ka shkëputur kontratën Emir Spahicit, pas sjelljeve jo të mira të këtij të fundi në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë.

Boshnjaku pas përfundimi të ndeshjes së Kupës, ku Leverkusen pas ekzekutimit të penalltive, u mposht nga Bayerni, duke mos mundur t’i ruaj nervat, goditi një pjesëtar të sigurimit.

Ky veprim i Spahicit, nuk ka lënë pa u dënuar nga skuadra gjermane, që ka vendosur t’ia shkëpusë kontratën mbrojtësit 34 vjeçar.

Për Spahicin, ky ishte sezoni i dytë të Leverkuseni, prej transferimit nga Anzhi i Rusisë./Indeksonline/