Lëvdata për të riun që ndihmoi fëmijën me probleme mendore (Foto)

E publikuar: 07/10/2017 21:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gayna Pealling nga Rotherwick i Anglisë, ka postuar në rrjetin social disa fotografi ku tregon një të ri që njihet si Dan, i cili e ndihmoi kur biri saj nisi të ketë kriza gjatë udhëtimit me tren.

Ai nuk ka hezituar dhe është ulur pranë tyre, duke nisur të vizatonte dhe të shpjegonte një histori, transmeton Telegrafi.

Dan duke luajtur me fëmijët

“Ky njeri është hero. Fëmija im ka të meta mendore dhe filloi të ketë kriza, por ky njeri i mrekullueshëm e qetësoi ngadalë. Ishte një udhëtim i pa harruar”, ka shkruar Pealling lidhur me rastin.

Nuk kanë munguar as komentet pozitive për të, ndërsa pos lëvdatave është kërkuar nga të gjithë që të ndihmojnë të tjerët që janë në nevojë. /Telegrafi/