Letra e presidentit Trump e qartëson pozicionin amerikan për dialog

E publikuar: 12/01/2019 15:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ulja e dy miqve të shqiptarëve në postet më të fuqishme të Kongresit Amerikan, Nancy Pelosi dhe Eliot Engel, mund ta shpëtojë Kosovën nga ndarja. Njohësit e çështjeve ndërkombëtare kanë vlerësuar për “Zërin” se Pelosi dhe Engel nuk pajtohen me qëndrimin e bashkëpunëtorëve të presidentit Trump për çështjen e kufijve me Serbinë.

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare Arben Fetoshi për “Zërin” ka thënë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të përkushtuara për një zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë e kjo u reflektua edhe në letrën e presidentit Trump drejtuar institucioneve të Kosovës, shkruan Gazeta “Zëri”.

“Letra e presidentit Trump do të duhej të merret me seriozitet maksimal dhe porosia për unitet naë dialog të jetë detyra e parë e spektrit politik. Jam i bindur se letra e presidentit Trump e bën të qartë pozicionin amerikan dhe angazhimin e tyre për ta shtyrë përpara zgjidhjen. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për kompleksitetin e konfliktit me Serbinë, që reflektohet nga pozicioni i Rusisë dhe nga kriza e brendshme në Bashkimin Evropian, ashtu si edhe për rëndësinë vendimtare të SHBA-së në përmbylljen e këtij procesi”, ka thënë ai.

Faton Bislimi në anën tjetër ka thënë që përkrahja e shtetit të Amerikës nuk duhet të ketë vetëm një synim të caktuar dhe një limit kohor, që lidhet me individë të caktuar.

Faton Bislimi në anën tjetër ka thënë që përkrahja e shtetit të Amerikës nuk duhet të ketë vetëm një synim të caktuar dhe një limit kohor, që lidhet me individë të caktuar.
Faton Bislimi në anën tjetër ka thënë që përkrahja e shtetit të Amerikës nuk duhet të ketë vetëm një synim të caktuar dhe një limit kohor, që lidhet me individë të caktuar.

Edhe Arben Fetoshi konsideron që marrëdhëniet e Kosovës e të SHBA-së janë historike dhe nuk kanë të bëjnë vetëm me individë të caktuar. 

“Marrëdhëniet mes Kosovës e SHBA-së nuk bazohen në persona të caktuar dhe me gjithë ndikimin pozitiv që domosdo do të ketë qasja mbështetëse e këtyre udhëheqësve ato i kanë rrënjët në histori, në mbështetjen historike ndaj shqiptarëve që nga presidenti Wilson. Pra, marrëdhëniet ndërkombëtare e pranojnë rëndësinë e nivelit personal, por politika udhëhiqet nga interesat e jo nga emocionet, prandaj ne në Kosovë duhet ta kemi të qartë përgjegjësinë e madhe për ruajtjen dhe për kultivimin e marrëdhënieve pozitive me Amerikën”, ka thënë ai./ZËRI