Letra e dhimbshmee sirianes: Po vetëvritem që të shpëtoj nga përdhunimi

E publikuar: 15/12/2016 09:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një grua siriane ka shkruar një letër përpara se të vetëvritej në Aleppo. Ajo është një nga dhjetëra gra që kanë ndërmarrë aktin e vetëvrasjes për të shpëtuar nga dhuna barbare e ushtarëve të diktatorit Bashar al Assad.
Letra është përhapur gjerësisht në mediat e botës:

“Jam një grua nga Aleppi. Ndërkohë që po ju shkruaj kanë mbetur edhe pak orë deri në përdhunimin tim dhe masakrimin e trupit tim. Trimat tanë u vranë një nga një e grupe grupe nga bombat e avionëve rusë e nga tanket alevite të Asadit. Ata që po luftojnë po e bëjnë që të mos shohin më kobin që i pret familjarët e tyre.

I drejtohem botës, boll më! Nuk më duhet më lutja juaj, nuk më duhet thirrja juaj për durim.. E vetmja gjë që kërkoj prej jush është të mos më gjykoni pas vdekjes time. Unë po vetëvritem.. Mos guxoni të thoni se ai që vret veten është i dobët. Boll më.. Unë e desha jetën. E desha të jetoj.

Por po vetëvritem sepse nuk dua të abuzojnë me trupin tim hienat e Asadit dhe Iranit. Kam duruar shumë e fshehur në shtëpi nga frika e përdhunimeve. Babanë ma vranë! Edhe ai shkoi me pengun se çfarë po linte pas vetes dhe kujt po ia lë. Do ti jap fund jetës sepse këtu në Halep u bë kiameti.

Nuk ka ferr më të madh se ky.

E di se do të unifikoheni të gjithë për të vajtuar dhimbjen time. Por si mund t’ju besoj? Ju më në fund po unifikoheni për gjykimin tim. Sepse nuk jam vajza juaj, as nëna as gruaja e as motra juaj. Një vajzë e parëndësishme, diku atje larg, jam për ju.

Po jua bëj me dije se qëndrimet tuaja që po më gjykojnë, për mua kanë po kaq vlerë sa kjo mynxyrën që kalova. Kur t’i lexoni këto rreshta dijeni se unë vdiqa e pastër duke i sfiduar të gjithë.. ata nuk e prekën kurrë trupin tim..”