Letër Hapur Presidentit Shqiptar z. Nishani

E publikuar: 05/10/2015 18:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Islam Krasniqi
I nderuari President z. Nishani, me gjithë respektin që kemi për ju, dua të shpreh brengen time për popullin shqiptarë në Kosovë dhe jashtë kufijve të Shqipërisë londineze, sepse sikurse paraardhësit tuaj njashtu edhe ju meritoni kritika.
Ne si qytetar të Kosovës kemi pritur më shumë nga ju, s’kemi besuar se do na leni në harresë, ashtu siç na la Evropa, të mbyllur nga të gjitha anët në mes të Evropës. A ndjehesh mirë kur qytetaret e Kosovës shkojnë dhe e marrin shtetësinë e një shtetit armik i cili para pak vitesh u mundua të na zhdukë nga faqja e dheut, ( Shtetit Serb ) duke na vrarë, masakruar, duke na djegur shtëpitë dhe larguar nga Kosova, duke kryer gjenocid mbi popullatë civile dhe në pamundësi për të marrë shtetësinë e shtetit shqiptar, vetëm që të udhëtojnë të lirë për në Evropë.
Pse i nderuari President nuk merreni një vendim lidhur me shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë që të kenë të drejtë të marrin shtetësinë e shtetit tonë Shqipërisë, përse nuk na mundëson që edhe ne të gëzojmë nga një dokument valid shqiptar, sepse edhe ne jemi shqiptar, edhe ne jemi në tokë të Shqipërisë edhe pse na ka copëtuar territorin Evropa dhe kanë aneksu shtetet fqinje. Ashtu siç po u jep shtetësinë akademikëve e shkrimtarëve, do të duhej që tua jepni edhe shqiptarëve jashtë kufijve të Shqipërisë.
I nderuari presidenti pse nuk e merrni një vendim të tillë në bazë të një dekreti që do t’ua mundësonte shqiptareve jashtë kufijve të Shqipërisë londineze të pajisen me pasaporta të shtetit shqiptar. Kërkesa të tilla ka pasur edhe më parë, dhe janë mirëpritur nga mbar populli shqiptar në mbarë diaspora, por fatkeqësisht mungesa e një platforme apo një vullneti të mirë për një dekret nga ju këto kërkesa i dërgojë në veshë të shurdhër.
Në kohën kur shqiptaret në Luginës së Preshevës iu mohohen të drejtat elementare për jetuar nga shteti Serbë, në Mal te Zi konsiderohen si qytetarë të dorës së dytë dhe politika atje çdo ditë e me shumë i asimilon në Maqedoni diskriminohen dhe vazhdimisht provokohen nga Maqedonasit, shqiptarët në Kosovës për shkaqe ekonomike janë duke u pajisur me pasaporta të Serbisë, me shprese se do të mund të punësohen në shtetet e BE-së, në mënyrë qe të rrisin mirëqenien ekonomike të tyre dhe familjeve të tyre, e shteti amë na i ka mbyllur dyert.
Presidenti Nishani e ka për obligim moral, kombëtar , dhe kushtetues për t’ua dhënë shtetësinë Shqiptare të gjithë shqiptarëve kudo qe ndodhen sepse është i vetmi që ka të drejtën për të dhënë apo për të hequr shtetësinë shqiptare në bazë të ligjeve në fuqi, këtë kompetence presidenti ushtron në bazë të nenit 92 të Kushtetutës. Ne jemi të turpëruar nga politika shqiptare, sepse qëllimi i çdo politikanit është vetëm parja, ku zgjuarsinë e tyre e shndërrojnë në pangopësi.
Jemi të lenë pas dorë nga shteti ynë, po ashtu nga Evropa, e dimë shumë mirë se problemi qëndron të liderët tanë, të qeveria jonë, sepse janë futur në një rrugë pa dalje dhe në pamundësi për tu kthyer ketë vend po e qojnë drejtë humnerës. Në jemi shtet i ri, fakt që nuk dimë mirë dhe mundë të gabojmë, por ju jeni ata që duhet të na këshilloni dhe të na ndihmoni, sepse gabimet tona po na kushtojnë shumë, nuk po na lejon as me Shqipëri as me Evropë.
Nuk kemi nevojë të jemi patriot apo kombëtar vetëm nëpër lojëra, ahengje, tubime apo emisione televizive por gjithmonë, duhet të na brengos çështja shqiptare gjithmonë. Fjalët e mia nuk burojnë nga inatet apo pretendimet egoiste personale, por nga nevoja e kërkesës së përgjegjësisë që keni ju dhe ne bashkë me ju për këtë tokë shqiptare, ku shqiptarët në luftë gjithmonë dhe kjo për arsye të mungesës së unitetit e lidershipit.
Gjatë gjithë historisë sonë ne u pushtuam nga popuj të ndryshëm dhe gjithmonë ne i fituam betejat, por i humbëm luftërat. Futja e të gjithë shqiptareve nën ombrellën e shtetit shqiptar do të ishte nderim për mundin, sakrificën dhe gjakun e derdhur për liri sepse duke nderuar dëshmoret nderojmë të kaluarën tonë të lavdishme, prandaj ky do të ishte një hapë para drejtë jetësimit të ëndrrës tonë të kahershme, drejtë bashkimit të kombit shqiptar, dhe mos të harrojmë se jemi kombi i vetëm Evropian me aq shumë heronj të shquar që ende gjendet nën pushtim dhe ende lufton për të drejtat e tij. Futja e gjithë shqiptarëve në një ombrellë do të na bënte me të fort, dhe do të përmbusheshin porosinë e dëshmorëve të lirisë, atyre që me gjakun e tyre e shkruan në ketë tokë, Shqipëria Etnike.