Lëshuesi me kostum shpërtheu tullumbacen në cep të shkëmbit, para se të hapte parashutën (Video)

E publikuar: 21/02/2018 10:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Marshall Miller ka treguar aftësitë e mahnitshme, teksa shpërtheu tullumbacen me helium që rrinte në një maje mali në Utah të Shteteve të Bashkuara, si pjesë akrobacionit ajror që nuk është parë ndonjëherë.

Piloti që nuk kishte bërë asnjë provë, bërtiti i lehtësuar kur kaloi me sukses pjesën e thepisur shkëmbore, transmeton Telegrafi.

“Ishim shumë nervoz, sepse nuk dinim çfarë të prisnim. Kur e pamë që Marshall e goditi tullumbacen dhe hapi parashutën, u qetësuan dhe rrinim si të ngrirë” ka thënë një prej kameramanëve të angazhuar.

Më poshtë mund të shihni paraqitjen e jashtëzakonshme, ku lëshuesi me kostum kaloi nëpër një cak të vendosur në mes. /Telegrafi/