Lëshohet me kostum, pasi të ketë ngjitur një prej majave më të thepisura në botë (Video)

E publikuar: 19/08/2018 19:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është filmuar momenti dramatik, kur një lëshues i guximshëm ka kërcyer nga maja e malit Eiger në Zvicër.

Me asgjë tjetër pos kostumit për lëshim, Alberto Tagliati e kreu lëshimin e mahnitshëm në fillim të këtij muaji, duke shkruar kryesisht nga faqemali, transmeton Telegrafi.

Para se kjo të ndodhte, 45-vjeçari nga Milani i Italisë, ishte fokusuar në mësa të madhe, në mënyrë që kjo manovër që u zhvillua në murin verior dhe më të egër, të kryhet me sukses.

Madje, kjo është realizuar, pasi ai ka ngjitur 3,063 metra rrugë pothuajse vertikale, në atë që konsiderohet si një ndër majat më të thepisura zvicerane.

Faqja veriore e malit Eager, që është pushtuar për herë të parë më 1938 nga një ekspeditë Austro-Gjermane, konsiderohet si më të vështirat për ngjitje në mbarë botën. /Telegrafi/