Lëshimi i rrezikshëm me biçikletë, nëpër shkëmbin e ngrirë (Video)

E publikuar: 15/10/2017 16:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kilian Bron është lëshuar me biçikletë nëpër Mont Blanc, që shtrihet në Francë, Itali dhe Zvicër.

Çiklisti ka lëvizur me shpejtësi nëpër shkëmbinj të e thepisur dhe me borë, si dhe në hapësira të shumta me sipërfaqe të ngrira, transmeton Telegrafi.

Ky masiv i lartë 2,600 metra, është vështirë të ngjitet edhe duke ecur, andaj lëvizja me biçikletë nëpër të kërkon kujdes dhe aftësi shumë të mëdha.

Video e postuar më poshtë, shfaqë eksperiencën e tij të vështirë, nëpër shtigje të ngushta dhe faqemali ku një rrëshqitje e vogël, do kishte pasoja të paparashikueshme. /Telegrafi/