Leopardi i merr jetën majmunit, por do të prekeni me atë që bëri me të voglin e tij (Video)

E publikuar: 02/10/2018 06:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Leopardi në mënyrë shumë dinake me aftësitë e tij arriti që ta sulmojë një majmun dhe ta vret atë, por pasi zbuloi se majmuni kishte të voglin e tij ai u ndal dhe tregoi anën e tij të mirë.

Një pjesë e një dokumentari nga National Geographic shfaqë momentin e jashtëzakonshëm kur instinkti ‘nënë’ i leopardit mbizotëron natyrën e tij grabitqare.

Një leopard bëri vrasjen e tij të parë – një majmun – dhe kur i vogli i majmunit doli nga gëzofi i kafshës së vdekur, papritur leopardi i afrohet butësisht atij duke filluar të kujdeset për të.

Leopardi me majmunin e vogël u ngjitën në një pemë, përcjell javanews.al, nga e cila majmuni ra disa herë në tokë por leopardi u sigurua që çdo herë ta ngjiste atë lartë, për ta ruajtur nga sulmet e hienave.

Për disa orë, ata qëndruan së bashku në pemë.