Leopardi afrohet, pastaj nuhatë këmbën e turistit – para se ta “çjerr me thonj” këmbën e tij (Video)

E publikuar: 16/05/2018 14:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ky është momenti i pabesueshëm kur turistët në një park safari përjetojnë një takim shumë të afërt me një leopard, takim i cili gati shkoi keq.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e kapura në Delta Okavango në Botsvanën veriore tregojnë se si leopardi i afrohet një xhipi dhe nuhatë këmbën e turistit para se të “çjerr me thonj” – duke e lënë atë me një plagë.

I vetëdijshëm për rrezikun, shoferi i xhipit shpejt vendos për t’u arratisur.

Pastaj, leopardi mund të shihet duke u larguar nga makina – me sa duket i frikësuar nga tingujt e motorit të xhipit.

“Fillimisht pamë leopardin rreth 15 metra larg. Pastaj ai u ngrit dhe iu afrua automjetit ku isha ulur. Përfaqësuesi i parkut më tha të mos lëvizja dhe ashtu veprova. Për befasi unë nuk kisha frikë”, ka rrëfyer turisti. /Telegrafi/