Leonora Jakupi po lexon Kur’anin, ndanë me fansat një pjesë të tij

E publikuar: 18/05/2018 11:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja Leonora Jakupi, ka nisur të lexojë edhe librin e shenjtë të myslimanëve Kur’anin, dhe ka vendosur që me ndjekësit e saj në Instagram të ndajë një pjesë të tij.

“Edhe ata që pendohen, ata që sinqerisht adhurojnë, ata që falënderojnë, ata që agjërojnë, ata që bëjnë ruku, që bëjnë sexhde, që urdhërojnë për të mira e ndalojnë nga të këqijat,, edhe ata që përmbushin dispozitat e Allahut.

Pra përgëzoj besimtarët”, ka qenë ajeti i 112-të i këtij libri, ai që Leonora ka vendosur ta publikojë në Instagram, për fansat e saj.