Leonora Jakupi një ftesë për të gjithë në nder të babait

E publikuar: 19/09/2018 14:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ditët, vitet kalojnë por plagët e një të shkuarës na ndjekin gjithë se cilit. Lufta e fundit në Kosovë la plagë të mëdha, njerëz të zhdukur dhe ata të cilët e dhanë jetën për lirinë, të cilën sot e gëzojmë, shkruan Kosovarja.

Kanë kaluar 20 vite që nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por gjaku dhe amaneti i tyre nuk mund të harrohet kurrë. Është edhe këngëtarja e njohur Leonora Jakupi, cila këto ditë ajo pati një takim me kryeministrin Ramush Haradinaj për kthimin e eshtrave të babait të saj Qazim Jakupi.

Sot Leonora ka bërë një ftesë për të gjithë nëpërmjet llogarisë së saj ne Intagram ‘Te dashur familjar, miq dhe dashamire me 21.09.2018 pas 20 viteteve pritje do te prehet i qete ne Kosoven e lire Babi im se bashku me mikun dhe bashkluftetarin e tij Kol.Ahmet Krasniqi. Ne pamundesi te ju dergoj ftesa te gjitheve po e shfrytezoj kete mundesi te ju ftoj te gjitheve! Ardhja juaj juaj na nderon!’ .