Leonora Jakupi kalon ditën në shoqërinë më të mirë

E publikuar: 08/05/2020 18:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Leonora ditën e sotme e kaloi bashkë me nënën dhe mbesën.

Leonora Jakupi këto ditë pandemie po i kalon pranë personave më të dashur për të.

Ditën e sotme, këngëtarja ndau me ndjekësit disa imazhe, në të cilat shfaqet bashkë me nënën dhe vajzën e motrës.

Ajo dukej e lumtur teksa po shëtitej në gjelbërim, duke kaluar kohë cilësore me familjarët e saj.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Leonora Jakupi është “Simpatia e shkollës”, të cilën e solli në duet me Sabri Fejzullahun, nëntorin e kaluar.