Leonardo në Spanjë që ta mbyll marrëveshjen Castillejo-Bacca me Villarrealin

E publikuar: 15/08/2018 08:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Milani dhe Villarreali janë duke punuar që të arrijnë një marrëveshje për shkëmbimin e lojtarëve Samuel Castillejo dhe Carlos Bacca.

Kolumbiani ishte në huazim sezonin e shkuar te nëndetësja e verdhë, ku shënoi 15 gola në 30 ndeshje.

Sipas A Bola, sulmuesi kërkon të luajë, ndërsa Sportingu ka marrëveshje me të, po ajo që pritet ende është klubi spanjoll.

Carlos Bacca te Villarreali (Getty Images)

Castillejo që është 23 vjeç është identifikuar nga Rossonerët si lojtar që mund ta përmirësojë ekipin.

Sky Sport Italia dhe Gazzetta dello Sport, oferta në tavolinën e Villarraelit është 18 milionë euro dhe Carlos Bacca.

Castillejo ishte bashkuar nga Malaga në vitin 2015 ku ka zhvilluar 127 ndeshje dhe ka shënuar 9 gola.

Samuel Castillejo (Getty Images)

Sezoni i shkuar ishte a vendimtar në shkëlqimin e tij, pasi Castillejo shënoi gjashtë herë në 38 ndeshje për Villarrealin.

Ai ka qenë i lidhur me një kalim te Sevilla. /Telegrafi/