Leonardo i lodhur nga saga për transferimin e Neymar

E publikuar: 17/09/2019 12:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori sportiv i skuadrës Paris Saint- Germain, Leonardo Araujo, e ka pranuar se nuk ka përfunduar gjithçka sa i përket mundësisë së Neymar për t’u larguar.

Sidoqoftë, ai ka thënë se është i lodhur nga kjo sagë dhe se do të dëshironte që të merr fund, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Ka qenë një sekret i ditur se ylli brazilian dëshiron të largohet nga PSG gjatë verës, por Barcelona apo Real Madrid nuk ishin në gjendje të bënin marrëveshje me kampionët francezë.

Leonardo nuk është në gjendje që ta minojë vendosmërinë e Neymar për t’u larguar nga klubi; prandaj insiston se sulmuesi duhet të lihet i lirë që të vendosë rreth së ardhmes së tij.

.