Lenovo zbulon një telefon me ekran pa skaje i cili nuk ka një “notch”

E publikuar: 18/05/2018 03:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lenovo la të kuptohej se një telefon i ri po vjen i cili është i aftë të rivalizojë Apple iPhone X.

Ky telefon është pranë përmbushjes së objektivit madhor, të një ekrani i cili zë plotësisht pjesën ballore të tij, diçka që Apple ju afrua së tepërmi.

iPhone X kishte një “notch” ku ruheshin sensorët jetikë të telefonit por Lenovo Z5 mund të çojë dizajnët e telefonëve me prekje në një ligë tjetër.

Telefoni pritet të debutojë në Qershor dhe Zëvendës Presidenti i Lenovo tha se do të sjellë një hap teknologjik të pashoq me 18 risi të reja.

Ai ndau një imazh të telefonit dhe tha se ekrani do të zërë 95% të pjesës ballore të tij pa një “notch” në krye.

Shumë prodhues Android ka kopjuar dizajnin e Apple iPhone X. Ky dizajn është bërë kaq popullor saqë Google është detyruar të zhvendosë orën në Android P. /PCWorld Albanian