Lenovo prezantoi laptopët e parë me procesorët Intel të gjeneratës së 8-të

E publikuar: 18/12/2018 23:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lenovo përditësoi ditën e djeshme seritë ThinkPad L me dy laptopë të rinj të cilët nuk do të kushtojnë shumë për xhepat e përdoruesve të biznesit.

Modelet e reja janë L390 një laptop tradicional dhe Yoga L390 një laptop fleksibël me një bosht që sillet në 360 gradë.

Të dy janë laptopët e parë ThinkPad që vinë me gjeneratën e tetë të procesorëve të Intel Core sipas Lenovo. Ata gjithashtu mund të mbajnë deri në 32GB RAM DDR4.

Por shpejtësia nuk është e gjitha sepse L390 është vetëm 18.8 mm i hollë dhe peshon 1.45 kilogram ndërsa Yoga është po aq i hollë por peshon 1.56 kilogram.

Të dy vinë me ekrane full HD 13.3 inç dhe çipin e enkriptimit të të dhënave dTPM 2.0 të Lenovo.

Modeli Yoga fillon nga 889 dollarë ndërsa L390 nga 659 dollarë. Lenovo premton deri në 14 orë jetëgjatësi bateri për L390 dhe 12 orë për Yoga. /PCWorld Albanian