Lenovo prezantoi katër tabletë të rinj Android

E publikuar: 16/09/2017 19:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lenovo prezantoi të Premten katër tabletë të rinj Android nën linjën e saj Tab 4.

Tab 4 8, Tab 4 8 Plus, Tab 4 10 dhe Tab 4 10 Plus janë prurjet më të fundit të kompanisë në botën e tabletëve. Të gjithë vinë me Android Nougat.

Lenovo Tab 4 10 Plus

  • Ekran 10.1 inç Full HD
  • Procesor Qualcomm Snapdragon 625 me tetë bërthama
  • Deri në 64GB memorje të brendshme
  • Deri në 4GB RAM
  • 8 megapiksel kamër të pasme dhe 5 megapiksel kamër frontale

Ky tablet është më i fuqishmi i prezantuar nga Lenovo. Vjen me grafika Adreno 506, dy bokse me Dolby Atmos, bateri 7,000 mAh, portë USB-C dhe kushton 279 dollar.

Lenovo Tab 4 10

  • Ekran 10.1 inç 1280×800
  • Procesor Qualcomm Snapdragon 425 me katër bërthama
  • 16GB memorje të brendshme
  • 2GB RAM
  • 8 megapiksel kamër të pasme, 5 megapiksel frontale

Është një tablet buxhetor dhe alternativë dytësore e variantit Plus. Ai është më i madh por më i ngadaltë, ekrani është më i dobët ndërsa i mungon një skaner i shenjave të gishtërinjve.

Lenovo Tab 4 8 Plus

  • Ekran 8 inç Full HD
  • Procesor Snapdragon 625 me tetë bërthama
  • Deri në 64GB memorje
  • Deri në 4GB RAM
  • 8 megapiksel kamër të pasme, 5 megapiksel frontale

Tab 4 8 Plus është një version më i vogël i Tab 4 10 Plus me specifika identike. Skaneri i shenjave të gishtërinjve është i integruar në butonin e ndezjes. Bateria ka kapacitet prej 4,850 mAh.

Lenovo Tab 4 8

  • Ekrani 8 inç 1280 x 800
  • Procesor Qualcomm Snapdragon 425 me katër bërthama
  • 16GB memorje
  • 2GB RAM
  • 5 megapiksel kamër e pasme, 2 megapiksel frontale

Ky është tableti më pak i fuqishëm nga e gjithë linja dhe me shumë gjasa do të donit ta shmangnit. Ky harduer do të ishte i mirë në 2011-ën por jo sot. /PCWorld Albanian