Lenovo A2010, telefoni më i lirë inteligjent me rrjetin 4G

E publikuar: 19/08/2015 22:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lenovo prezantoi sot telefonin e ri inteligjent A2010. Ai është telefoni më i lirë që mbështet rrjetin 4G. Lenovo A2010 përmban ekran me prekje 4.5 inç me rezolucion 854×480 pikselë, kamerë të pasme 5 megapikselë me blic LED, kamerë ballore 2 megapikselë, procesorin MediaTek MT6735M me arkitekturë 64-bit dhe katër bërthama me shpejtësi 1GHz, kartën grafike Mali-T720 GPU, 1GB RAM, 8GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD, dy vende për karta SIM dhe bateri me kapacitet 2,000 mAh.

Lenovo A2010, telefoni më i lirë inteligjentë me rrjetin 4G

Telefoni operon me sistemin Android 5.1 Lollipop. Përmasat e tij janë 131.5 x 66.5 x 9.9 mm, dhe peshon 137 gramë. Ai do të ofrohet në ngjyrë të zezë dhe të bardhë. Modeli në ngjyrë të zezë do të shitet nga dyqani në internet Flipkart nëpërmjet shitjeve të shpejta që do të nisin më 3 shtator. Telefoni kushton rreth 76 dollarë ose 68 euro.