Lenjani kthehet në formacion, Sioni fiton dhe kalon në raundin tjetër të Kupës

E publikuar: 17/09/2018 10:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ermir Lenjani është rikthyer si protagonist te Sioni.

Mbrojtësi i majtë ia ka pa hairin largimit të trajnerit Maurizio Jacobacci nga stoli i skuadrës.

Italiani padrejtësisht e linte në bankën rezervë yllin shqiptar dhe pas tri humbjeve radhazi pa Lenjanin në formacion, Sioni iu është kthyer fitoreve.

Fillimisht Jacobacci u shkarkua nga presidenti i skuadrës Christian Constatin pas rezultateve të dobëta.

E Constatin ende nuk ka vendosur për pasardhësin e italianit dhe vendosi vet formacionin për Kupën e Zvicrës ndaj Lausannes.

61-vjeçari e kishte rikthyer në formacion Lenjani dhe me shqiptarin në fushë erdhi edhe fitorja.

Sion arriti të fitojë në udhëtim me rezultat minimal 1-0 dhe të kalojë në raundin tjetër.

E Lenjani kishte një paraqitje mjaftë të mirë pasi shkëlqeu si në fazën defensive ashtu edhe në ofensivë.

Klubi zviceran gjatë kësaj jave pritet të vendosë për trajnerin e ri, por duket se Lenjani tanimë nuk do të largohet nga formacioni. /Telegrafi/