Lëndohet Sandro i Juventusit, mungon disa javë

E publikuar: 19/09/2020 21:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventusi ka konfirmuar se mbrojtësi Alex Sandro ka pësuar lëndim dhe se do të mungojë rreth tri javë, derisa sulmuesi Paulo Dybala është rikthye në stërvitje të plota.

“Bianconerët” ballafaqohen me Sampdorian në xhiron e parë të Serie-A të dielën me fillim nga ora 20:45.

“Një tërheqje e lehtë e muskulit të djathtë do ta mbaj Sandron të padisponueshëm për javët e ardhshme, derisa brenda 15 ditëve ai do t’iu nënshtrohet kontrolleve të vazhdueshme. Nga ana tjetër, Pualo Dybala është rikthyer në stërvitje të rregullta.”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Të lënduar nga radhë e “Zonjës së Vjetër” janë edhe Federico Bernardeschi dhe Matthijs de Ligt./kp