Lëndohet lojtari i Milanit, pritet të mungojë ndaj Lazios dhe Juventusit

E publikuar: 03/07/2020 16:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Milani do të duhet të heqë dorë nga një prej lojtarëve të vet më të angazhuar për disa ndeshje.

Bëhet fjalë për Samu Castillejo, i cili gjatë ndeshjes së luajtur të mërkurën në mbrëmje në fushën e SPAL, pësoi një dëmtim të muskujve, që do ta detyrojë atë të bëjë pushim.

Të premten, Castillejo iu nënshtrua skanimit MRI, që zbuloi një dëmtim të lehtë të bicepsit.

Official Statement: Samuel Castillejo ➡️ https://t.co/WhqGQaCgE9

Comunicato Ufficiale: Samuel Castillejo ➡️ https://t.co/hT2wBi1DmS#SempreMilan pic.twitter.com/Tni9MtrG6D

— AC Milan (@acmilan) July 3, 2020

Milani e konfirmoi këtë përmes një deklarate në faqen zyrtare duke bërë të ditur se një kontroll tjetër për lojtarin do të bëhet brenda 7 ditës.

“AC Milan njofton se Samuel Castillejo, pas problemit të raportuar gjatë ndeshjes SPAL-Milan, iu nënshtrua rezonancës magnetike këtë mëngjes. Ekzaminimi zbuloi një dëmtim të shkallës së ulët të muskulit të djathtë të kofshës. Një kontroll i ri do të bëhet brenda 7 ditësh”, shkruhet në njoftimin e klubit kuq e zi.

Castillejo pritet të humbasë dy sfidat e radhës atë kundër Lazios dhe Juventusit.