Lëndohen 8 persona në një aksident trafiku në magjistralen Pejë-Prishtinë

E publikuar: 03/01/2021 13:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aksident trafiku mes një kombibusi dhe një veture ka ndodhur në magjistralen Pejë-Prishtinë, më konkretisht në fshatin Dollc.

Nga ky aksident tetë persona janë lënduar. Shtatë prej tyre ishin në kombibus. Kështu bëri të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi: Aksidenti ka ndodhur mes një kombibusi dhe një veture

AUDIO

“Sot rreth orës 10:35,patrulla e trafikut rajonal e cila ka qenë në magjistralen Pejë, është njoftuar për një aksident në fshatin Dollc. Me të arritur ka konstatuar se aksidenti ka ndodhur në mes të dy automjeteve, një kombi në të cilin kanë qenë shtatë persona dhe një veture”, tha Gashi për KosovaPress.

Gashi tregon se të lënduarit janë duke marrë trajtimin mjekësor në emergjencën e spitalit rajonal. Ai nuk ka dhënë më shumë detaje pasi që thotë është duke u hetuar se si ka ndodhur aksidenti.

Gashi: Të gjithë kanë pësuar lëndime

AUDIO

“Të gjithë kanë pësuar lëndime dhe gjendjen në emergjencën e spitalit rajonal për trajtim mjekësor. Në vend të ngjarjes, vendshiqimin janë duke e kryer hetuesit e aksidenteve të trafikut rajonal në Pejës”, tha Gashi.