Lemar e pranon se Griezmann dhe Hernandez ndikuan në përzgjedhjen e tij

E publikuar: 31/07/2018 09:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulmuesi i Atletico Madridit, Thomas Lemar, e pranon se është ndikuar nga Lucas Hernandez dhe Antoine Griezmann për t’iu bashkuar klubit spanjoll.

22-vjeçari kaloi te skuadra nga Wanda Metropolitano në një transferim 60 milionë eurosh nga Monaco.

“Antoine dhe Lucas ndikuan në lëvizjen time, por nuk ishin vendimtar”, ka thënë Lemar i cituar nga Diario AS.

“Ata më treguan për klubin, se si do rritesha shumë nën stafin e trajnerëve, në një klub ku mund të fitojë shumë tituj”.

“Mezi po pres të luaj, të takoj gjithë lojtarët dhe stafin, dhe dua të adaptohem sa më shpejt që është e mundur dhe të bëjë ndikim pozitiv”.

“Do të provojmë gjithçka në mënyrë që të bëjmë progres në Ligën e Kampionëve dhe duam të fitojmë gjithçka”.

“Stili im i lojës mbulon pjesë të madhe të fushës, punoj shumë dhe jap gjithçka për skuadrën dhe tifozët”, ka shtuar Lemar. /Telegrafi/