Lëkundje të forta të tërmetit në Durrës

E publikuar: 01/12/2019 13:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Durrës në orën 12 e 42 minuta ka ndodhur një tjetër lëkundje tërmeti.

Tërmeti mësohet se ka qenë më magnitudë 4 të shkallës Rihter.

Sipas EMSC, bëhet e ditur se epiqendra e tërmetit ka qënë në afërsi të Durrësit ndërsa lëkundjet ishin 2 kilometra largë qytetit.

Ndërsa e kujtojmë se tërmeti që goditi vendin më 26 nëntor e që ishte shkatërrues, la pas 51 të vdekur si dhe mbi 700 të plagosur e dhjetëra banesa të kthyer në gërmadha.