Leku forcon pozitat me euron, zhvlerësohet ndaj dollarit

E publikuar: 22/08/2019 15:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në tregun e këmbimit valutor vendas të enjten, leku forcoi lehtë pozitat në raport me monedhën e përbashkët europiane dhe u zhvlerësua kundrejt dollarit amerikan.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro këmbhet sot me 121.15 lek ose 0.03 lekë më pak se një ditë më parë, ndërsa dollari amerikan këmbhet me 109.26 lekë ose 0,12 lekë më shumë se ditën e mërkurë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, luhatjet e kursit janë brenda pritshmërive dhe refektojnë lëvizjet sipsa kursit ndërkombëtar por edhe faktorëve sezonal, turizmit aktualisht.