Lekaj: Vetëvendosje u pagoi serbëve për një vit, 21 milionë euro energji elektrike

E publikuar: 28/04/2021 20:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj i cili është edhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Ekonomi ku sot u mor vendimi që serbëve në veri t’ju paguhet energjia prej 11 milionë euros.“Për 20 vite e kanë proklamuar dhe kanë trumbetuar për krimin dhe kriminelët e banditat në veri të Kosovës.

Sot me këtë vendim po e legalizojnë dhe po pajtohen me krimin në veri”.Ai tha se sot deputetët e Vetëvendosjes vendosën që të paguajnë rrymën e serbëve në veri duke shkelur barazinë qytetare dhe duke i favorizuar serbët.

Postimi i plotë: Për 20 vite e kanë proklamuar dhe kanë trumbetuar për krimin dhe kriminelët e banditat në veri të Kosovës.

Sot me këtë vendim po e legalizojnë dhe po pajtohen me krimin në veri.Sot vendosën që të paguajnë rrymën e serbëve në veri duke shkelur barazinë qytetare dhe duke i favorizuar serbët.

Sot madje bënë edhe shkelje ligjore duke shkelur Aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë A.nr. 1373/2017 të vertetuar me Aktvendimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës AA.

Nr.451/2017 përmes së cilës ZRrE i ndalon KOSTT-it të bëjë shlyerjen e borgjeve të serbëve në komunat në veri të Kosovës.10 milionë euro i paguan në prill të 2020 për serbët në veri dhe për 11 milionë të tjera u pajtuan ti paguajnë sot. Pra,21 milionë euro për një vit!