Lekaj tregon pse duhet mbështetur Haradinajn për kryeministër

E publikuar: 23/05/2017 21:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Koalicioni parazgjedhor i përbërë nga PDK-AAK e Nisma ka nxitur reagime të ndryshme në opinionin publik.

E, i nominuar nga ky bllok për kryeministër është kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Në këtë parti thonë se tani është koha e vendimeve të mëdha për zhvillimin e vendit dhe forcimin e Kosovës përballë kundërshtarëve.

Pal Lekaj, kandidat për deputet nga kjo parti ka thënë se Haradinaj dhe AAK gjithmonë i janë përmbajtur parimit të sovranitetit dhe integritetit të plotë për vendin.

“Deri në ketë vit, ishim gardian opozitarë të Kosovës, e pas 11 qershorit me besimin e qytetarëve do të jemi ne ata që do të zhvillojmë vendin brenda, e do ta bëjmë të fortë atë nga sulmet prej jashtë”, ka thënë Lekaj për ‘Indeksonline’.

Ramushi përmes UÇK-së, sipas tij, i shërbeu atdheut për çlirimin tij, ndërsa duke qenë kryeministër ai thotë se do t’i shërbej njerëzve të Kosovës për zhvillim e perspektivë.

“Haradinaj mbi të gjitha e ka dinjitetin njerëzor, fjalën e dhënë e mbanë, e kështu do ta ndryshojmë Kosovën”, ka shtuar Lekaj.

Tutje, ai ka bërë me dije se duke qenë në listë për deputet do t’i takojë qytetarët veç e veç për të dhënë arsyet pse duhet mbështetur Haradinajn për kryeministër dhe listën zgjedhore të AAK-së./Indeksonline/