Lekaj synon përkrahjen e Zvicrës për një shkollë profesionale për kontroll teknike dhe servisim të automjeteve

E publikuar: 23/10/2017 17:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka pritur sot në një takim Nicolas Leuba dhe Stefan Sarkany, përfaqësues të Unionit Profesional të Zvicrës për Automjete.

“Me ta bisedova për mundësinë e përkrahjes për hapjen e një shkolle profesionale në vendin tonë, e cila do të ndihmonte zhvillimin e kuadrove profesionale në lëminë e kontrollave teknike dhe servisimin e automjeteve. Ideja është që fëmijët e Kosovës të arsimohen dhe të punësohen në Kosovë”, ka thënë Lekaj.