Lekaj: Qeveria ra! Buxheti edhe ndamja e tallit e prish koalicionin!

E publikuar: 28/10/2016 01:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Situata asht ma e tensionume se qysh u pa sot n’Kuvend, i vetmi shpetim jane zgjedhjet e jashtezakonshme.

Pal Lekaj, kryetar i Grupit Parlamentar te AAK’s, ka thane se mbas gjithe atyne patriotizmave qe u thane ka degradue seanca ngase deputetet ma shume u merren me problemet e tyne se me vlerat e UCK’s.

Ai ka thane se seanca asht thirre me i mbrojt vlerat e UCK’s ku jane denue djemt qe e kane mbrojte dhe kane luftue per lirine e Kosoves.

Simbas tij, ky legjislacion ka degradue ngase po flitet gjithcka, dhe Qeveria ka ngec ne krejt sektoret e saj.

Lekaj ka theksue se sa ma pare qe te shperbahet ky Kuvend asht ma mire per te gjithe dhe te maten deputetet para votes se qytetarit.

Ai ka thane se ma shume asht e tensionueme situata mbrenda koalicionit tue shtue se shume shpejt kane me dale te palamat e tyne.

‘Kjo qeveri ka me ra kur vjen puna te buxheti, qe simbas tij ky buxhet ka me qene elektoral. Keta nuk prishen per te miren e Kosoves”, tha Lekaj, tue thane se ne fund eventualisht ka fillimi i vitit ka me ra kjo Qeveri, dhe se ne pranveren e hershme vendi duhet me shkue ne zgjedhje.

Lekaj, ka thane se kryeministri Mustafa asht i dobet derisa nuk reagon ndaj nji vartesi te tij i cili ka shkue ne Bruksel dhe ka lobue kunder Kosoves.

Ai ka thane se vendit i duhet nji kryeminister i cili duhet me pase nen kontroll ministrat e tij, ngase dikur bahet vone dhe qytetaret munden me marre situaten ne dore.

Lekaj keto komente i ka ba ne Rrokum Roll me Fidan Jupollin ne Televizionin Rrokum.