Lekaj: Nuk dua të përballem me shprehjen “bora na zuri të pa përgatitur”

E publikuar: 22/11/2018 16:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj sot është takuar me përfaqësues të kompanive të mirëmbajtjes së rrugëve.
Lekaj përmes një postimi në Facebook ka kërkuar nga këto kompani që të kryejnë obligimet e tyre në sezonin e dimrit për shkak të të reshuave të borës.

“Reshjet e borës tashmë janë afruar prandaj duhet edhe mobilizim adekuat. Për këtë arsye ftova në takim të gjitha kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje, për të parë nëse gjithçka është në rregull. Kërkova nga të gjithë që të jenë të vëmendshëm në kryerjen e obligimeve të tyre dhe të mos përballem me shprehjen “bora na zuri të pa përgatitur”, ka shkruar Lekaj në Facebook.

Po ashtu Lekaj ka kërkuar nga kompanitë punëkryese në shtrimin dhe riparimin e rrugëve t’i dërgojnë raporte të punës rreth implementimit të projekeve.

“Të pranishëm ishin edhe kompanitë punëkryese në shtrimin dhe riparimin e rrugëve, prej të cilëve kërkova raport deri ku kanë arritur me implementim të projekteve dhe ju rikujtova se duhet të jenë të përpiktë në zbatim të planit dinamik”, thuhet në publikimin e ministrit.