Lekaj nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me kryetarët e komunave të Gjakovës, Deçanit dhe Pejës

06.03.2019 15:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Lekaj nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me kryetarët e komunave të Gjakovës, Deçanit dhe Pejës

Ministri i infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të mërkurën priti në takime të ndara kryetarët e komunave të Gjakovës, Deçanit dhe atë të Pejës, me ç rast ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me këto komuna për projektet infrastrukturore të tyre.

Këto marrëveshje janë vazhdimësi e mbështetjes së MIT-së për komunat, sikurse vitin e kaluar, kur dihet se kapacitetet buxhetore të komunave janë të vogla dhe nuk mund t’i përcjellin trendet e zhvillimit infrastrukturor në vend.

Komuna e Gjakovës nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, për vitin 2019-të, përfiton 11 projekte në vlerë prej 1.081.665.00 euro, për këtë vit. Komuna e Deçanit 4 projekte në vlerë prej 650.00,00 euro. Kurse ajo e Pejës 8 projekte, në vlerë prej 1.120.000,00 euro.

Mbështetja financiare e MIT-së për këto komuna rrjedh nga alokimi buxhetor për vitin 2019-të i kësaj ministrie, të dedikuara për mbështetje të projekteve infrastrukturore në të gjitha komunat e Kosovës.

I pari i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, tha se mbështetja e tij dhe dikasterit që ai drejton për komunat nuk do të mungojë. Lekaj shtoi se investimet në infrastrukturën e tyre, janë investime për qytetarët dhe lëvizjen e lirë të tyre dhe mallrave.

Kryetarët e komunave përfituese falënderuan ministrin Lekaj për vazhdimësinë e përkrahjes së tij të pa rezervë, dhënë komunave në projekte që për ta janë të pa përballueshme në aspektin financiar.​/Infosot/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Lekaj nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me kryetarët e komunave të Gjakovës, Deçanit dhe Pejës

Lekaj nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me kryetarët e komunave të Gjakovës, Deçanit dhe Pejës

Kryeministri i Italisë: Prishtina ta heqë taksën në mënyrë që të vazhdohet dialogu

Vuçiq: S’kam folur për njohjen e Kosovës, s’është temë e imja

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që plagosi një person në Gjilan

Vrasja e 34-vjeçarit në Prishtinë, suspendohet një rreshter dhe tre policë

Ministri Shala takoi ambasadorin e Turqisë Sakar, dakordohen për thellim bashkëpunimi

Mbi 100 institucione maqedonase ndërrojnë emrin

Ministri i Mbrojtjes dhe Komandanti i FSK-së homazhe në Memorialin Përkujtimor në Prekaz

“Momenti i fundit që Kosova të reflektojë për taksën”

Veseli takoi ministrin e jashtëm të Maltës

Së shpejti në Kosovë, Federata e Ragbit si federatë e re sportive

Haradinaj: Kosova ka nevojë për zërin e Maltës në proceset ndërkombëtare

OAK përsëritë kërkesën për përkrahje të femrave dhe bizneseve

Limaj: Për lirinë që gëzojmë sot duhet t’i falënderohemi familjes Jashari

Pranohet aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Interpol

Ministri i Jashtëm i Maltës: Disa vende të BE-së për arsye politike po refuzojnë heqjen e vizave