Lekaj: Marrëveshja e Demarkacionit do të marrë përgjigjen e merituar

E publikuar: 27/02/2017 14:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës  (AAK), Pal Lekaj ka deklaruar se demarkacioni është një lloj kaucioni, siç  e quan ai, mes partnerëve qeveritarë.
“Demarkacioni si i tillë është një lloji ‘kaucioni’ për qeverinë e tanishme e cila partnere qeverisë e ka edhe Listën Serbe, për të qëndruar në pushtet dhe për të shtyrë përpara edhe shumë tema të tjera që janë të dëmshme për vendin”, ka thënë Lekaj shkruan zëri.info

Ai ka thënë se kjo marrëveshje do ta marrë përgjigjen e merituar nga deputetët.

“Ky version i Demarkacionit do të marrë përgjigjen e merituar, negative, nga deputetët dhe do të pamundësohet jetësimi i saj”, ka shtuar ai.

Tutje, Lekaj ka thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje, siç e cek ai, sa më parë aq ma mirë.

“Vendi duhet të shkojë në zgjedhje – sa më parë, aq më mirë. Pasojat e qëndrimit në pushtet edhe me tutje të këtij kombinimi, çfarë është tani, janë ditë ogurzi për Kosovën dhe të ardhmen e saj”, ka përfunduar Lekaj”.