Lekaj: Autostrada Prishtinë-Pejë do të përfundojë brenda muajit

E publikuar: 20/09/2017 15:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka vizituar autostradën Prishtinë-Pejë. Lekaj ka thënë brenda kësaj javës do të shkoj në qeveri kërkesa për shpronësimin i një prone dhe se puna për këtë autostradë do të përfundoj brenda muajit.

“Punimet për këtë autostrade Prishtinë Pejë ka filluar që shtatë vite dhe punimet janë prolonguar tash e tri vite për arsye të mos shpronësimeve të cilat nuk janë bërë”, tha ai.

Ministri Lekaj, ka ripërsëritur se ne qeverisjen e tij nuk do të ketë probleme me shpronësimet, raporton Ekonomia Online.