Lekaj: Autostrada për Shkup përfundon vitin e ardhshëm

E publikuar: 16/10/2017 21:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Punimet ne autostradën Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, ështw prioritet thotw ministri Pal Lekaj.
Ministri i infrastrukturës Pal Lekaj ka bërë të ditur se autostrada Prishtinë-Hani i Elezit e gjatë 62 kilometra, punimet po vazhdojnë dhe nuk ka asnjë vonesë në realizimin e projektit.

Sipas tij, segmenti i dytë do të përfundojë në fund të vitit kurse segmenti i tretë deri në fshatin Doganaj do të përfundojë në vitin 2018.

Po ashtu edhe autostrada Gjilan Prishtinë do të funksionalizohet si projekt madhor. Në anën tjetër Lekaj kritikoi zhagitjen e përfundimit të projekteve në drejtim të Pejës dhe Mitrovicës.