Lekaj: Akt i madhë nga familja Haxhocaj, i fali gjakun familjes Dreni [Foto]

E publikuar: 21/10/2017 15:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj është ndjerë krenarë sot nga Familja Haxhocaj që ka kryer një akt të madh me ç’rast i ka falur gjakun familjes Dreni.

Lekaj ka thënë se sa më shumë që angazhohemi atëherë do të ketë gjithnjë më pak raste të tilla në familjet tona, transmeton Indeksonline.

Po ashtu ai thotë se tradita e shqiptarve vazhdon të tregoj se jemi  gjithnjë unik.

Postimi i plotë i Lekajt:

Sot edhe me tepër u ndjeva krenarë që jam shqiptarë, u ndjeva mirë për mënyrën se si njerëzit e mirë angazhohen që të shuajn sa më tepër hasmëritë ndër shqiptarë.

Angazhimi ynë i gjithanshëm e i gjithëmbarshem është që sa ma pakë të ketë raste të cilat bëjnë që të izolohen familjet tona.

Një akt i madhë nga Familja Haxhocaj, e cila i fali gjakun familjes Dreni, sot bëri që ne të kemi edhe një pajtim, edhe një liri për anëtarët e familjeve shqiptare.

Tradita jonë duhet të na bëjë që të jemi unik dhe familje e madhe që jeton në paqe e harmoni.

Ju lumtë për aktin e sotëm!