Lehtësimi i masave në Britani qon deri të rritja e numërit të vdekjeve nga koronavirusi

E publikuar: 21/06/2020 16:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Britania e Madhe, sipas raportit 24 orësh të publikuar, ka regjistruar 43 vdekje të reja nga koronavirusi, ku numri total ka shkuar në 42 mijë e 616 viktima.

Sipas llogaritjes preliminare të rasteve në Angli, Skoci, Uells dhe Irlandë Veriore, të dhënat tregojnë se Britania është në rrugë të mirë drejt shifrës më të ulët të viktimave në tre muajt e fundit, shkruan “Daily Mail”.

Skocia dhe Londra nuk e regjistruan asnjë rast fatal të dielën.

Shifra e të vdekurve është gjithmonë më e ulët të dielave dhe të hënave për shkak se raportet nuk shqyrtohen aq shpejt sa në ditët e tjera.

Departamenti i Shëndetësisë pritet që më vonë pasdite ta publikojë shifrën zyrtare të të vdekurve, ku do të përfshihen edhe rastet e mundshme që kanë ndodhur në shtëpi private ose në qendra për persona të moshuar.

Britania është një ndër vendet evropiane që është prekur më së shumti nga sëmundja e re. Deri më tani, në këtë shtet janë regjistruar mbi 304,000 raste të personave të infektuar./Gazeta Sinjali/