Lego i përgjigjet telefonëve me ekrane me palosje të Samsung dhe Huawei

E publikuar: 06/03/2019 04:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Telefonët me ekrane që palosen dominuan titujt e lajmeve javën e kaluar duke filluar që me Galaxy Fold.

Në vazhdën e këtij trendi, Lego tashmë ka vendosur ti “kundërpërgjigjet” telefonit Galaxy. Në një cicërimë në rrjetin social Twitter kompania tregoi “Lego Fold” i veshur në stilin e marketingut të Samsung.

Lego thotë se pajisja e saj mund atë të Samsung sepse ka ekran të jashtëm 5-inç i cili hapet në një tablet 11-inç. Tek Galaxy Fold këto ekrane janë 4.6-inç dhe 7.3-inç respektivisht.

Lego gjithashtu thotë se modeli Fold ka jetëgjatësi baterie më të mirë sesa Galaxy Fold. Kompania premton se pajisjes së saj nuk i mbaron bateria kurrë.

I vetmi drejtim ku Samsung triumfon është padyshim materiali i ndërtimit. Samsung ka përdorur alumin ndërsa Lego plastikë. Gjithashtu sistemi operativ Android 9 Pie ofron më shumë sesa blloqet e Lego.

Së fundit tableti i Samsung kushton 2,000 dollarë ndërsa versioni i Lego Fold vetëm 69.99 dollarë. /PCWorld Albanian