Legjenda Murphy: Do të dukej superlojtar Xhaka te Liverpooli, aftësitë e tij do t’i tregonte

E publikuar: 08/01/2020 12:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Legjenda Danny Murphy ka thënë se mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, do të dukej një superlojtar te Liverpooli, pasi te Arsenali nuk po del në pah shkaku i ekipit të dobët.

Xhaka u bashkua me Topçinjtë nga Borussia Monchengladbach në vitin 2016 dhe që atëherë ka vazhduar të paraqitet në 152 ndeshje për klubin në të gjitha garat.

Megjithatë, djaloshi nga Kosova ka luftuar me akuza dhe sharje nga tifozët duke bërë që të kenë një ekses, kur ai reagoi me zemërim ndaj abuzimit pasi u zëvendësua në shtëpi ndaj Crystal Palace.

Unai Emery i hoqi shiritin e kapiteni Xhakës pas incidentit, dhe thashethemet për një largim nga Emirates vetëm janë rritur qysh atëherë.

Pasi qëndroi disa ndeshje jashtë fushave, prishtinasi u kthye përsëri si titullar nën trajnerin e ri, Mikel Arteta, por e ardhmja e tij në klub mbetet e paqartë.

Murphy nuk beson se cilësitë e Xhakës janë më së miri të përshtatshme për një ekip si Arsenali, për shkak të ndihmës së vogël nga ekipi.

Ish-mesfushori i Liverpoolit mendon se mesfushori do të përshtatej më mirë në Anfield, ku ai do të ishte në gjendje të tregonte aftësinë e tij teknike në mënyrë të rregullt me ​​shumë mbështetje përkrah tij.

“Nëse Xhaka do të ishte në skuadrën e Liverpoolit me Henderson dhe Fabinho, ai do të dukej një superlojtar sepse teknikisht është i mirë, ka pasime të mira, ka një goditje të shkëlqyer dhe ka aftësi të mira me të majtën e tij të shkëlqyeshme”, ka thënë fillimisht Murphy për Talk Sport.

“Por, kur ju jeni duke luajtur në një ekip që po lufton pak, dukesh se vetëm po sillesh dhe po bën gabime”.

“Është një dilemë për Mikel Arteta sepse ai ka një skuadër që i duhet pak lëkundje, pra përmirësime”, përfundoi ish-ylli i Reds.