Legjenda Kareem Abdul-Jabbar shet unazat e kampionit të NBA-s për qëllime bamirësie

E publikuar: 27/02/2019 14:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kareem Abdul-Jabbar, ish ylli i NBA-s, vendosi t’i shesë unazat e fituara si kampioni ligës më të fortë të basketbollit në botë me Los Angeles Lakers.

Arsyeja nuk është një kriza financiare, por një dëshirë për të ndihmuar dikë që ka nevojë më tepër se ai për para.

Ai ka lindur si Lu Alsyndor në New York dhe është i famshëm për karrierën basketbollistike, ku gjatë tetë vjetëve nuk ka mundur të paraqitet vetëm në katër ndeshje.

Kareem Abdul-Jabbar në vitin 1997 si lojtar i Los Angeles Lakers (Photo by: Stephen Dunn/Getty Images)

Megjithatë, Karim vendosi të shesë unazat dhe të transferonte paratë në Fondacionin e tij “Skyehuk”, i cili do t’iu mundësojë fëmijëve të mësojnë për fizikën, matematikën, inxhinierinë, programim dhe zhvillimin e teknologjisë.

“Kur të vijmë në situatën për të zgjedhur nëse do të mbajmë një trofe të kampionit apo një unazë në vitrinë ose do t’i përdorim për të ndryshuar një jetë për një fëmijë, zgjedhja është shumë e lehtë”, tha Karim Abdul Jabbar.

Karim ishte gjashtë herë kampion i NBA-s, dy herë MVP i finaleve, gjithashtu gjashtë herë MVP i ligës dhe ka fituar shumë çmime të tjera. /Telegrafi/