Legjenda e Arsenalit: Ozil duhet të zhduket në janar

E publikuar: 15/10/2017 14:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kapiteni dhe legjenda e Arsenalit, Martin Keown po kërkon që ylli gjerman, Mesut Ozil të shitet në janar pasi nuk po tregon asgjë.

Ozil erdhi nga bankina në vend të Danny Welbeckit në ndeshje ndaj Watfordit, por pas hyrjes së tij në lojë skuadra londineze pranoi dy gola duke humbur me rezultat 2-1.

Gjermani humbi një rast vetëm me portier duke ia humbur mundësinë Arsenalit të siguroj fitoren dhe sipas legjendës së klubit, Keown, Ozil duhet të largohet posa të vij janari.

Koewn ka qenë për shumë vite kapiten i Arsenalit duke fituar shumë trofe

“Lojtarët kryesorë janë të pamëshirshëm dhe ata nuk luajnë për argëtim”, ka thënë fillimisht Keown për BT Sport.

“Unë nuk e di nëse ai [Ozil] e ka atë pamëshirshmëri në përbërjen e tij”.

“Njerëzit mund të mendojnë se unë po e sulmoj atë, por ju duhet të jeni klinik në ato situata”.

“A është vërtet i shqetësuar ai? Shikoni këtë, ai humbi vetëm një shans për të fituar një lojë për Arsenalin”.

“Ekziston vetëm një rezultat këtu. Kur të vjen janari, Mesut Ozil duhet të zhduket”, përfundoi ish-kapiteni i Arsenalit. /Telegrafi/