Leganes 0-3 Barcelona, vlerësimet e futbollistëve (Foto)

E publikuar: 18/11/2017 18:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona ka fituar në udhëtim te Leganes me rezultat 0-3 në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të kampionatit spanjoll, La Liga.

Gjiganti katalunas po vazhdon marshimin e tyre drejt titullit kampionat këtë sezon në La Liga dhe këtë e treguan edhe në ndeshjen e tyre ndaj Leganes.

Golat në këtë takim për skuadrën e Ernesto Valverdes u shënuan nga Luis Suarez (28’, 60’) dhe Paulinho (90’).

Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte pikërisht sulmuesi uruguaian, Suarez, i cili u vlerësua më notë 8.5.

Në anën tjetër, vlerësimi më i ulët shkoi për portierin vendas, Ivan Cuellar, i cili u notua me 5.3. /Telegrafi/

Leganes:

Dështuan edhe Siovas dhe Zhar

Barcelona:

Paraqitje pozitive patën edhe Busquets, Alba e Ter-Stegen