Legalizohen 246 armë në Kosovë

E publikuar: 02/04/2019 14:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

246 armë janë legalizuar nga 630 kërkesa sa janë bërë qëkur ka nisur fushata për regjistrimin e armëve ilegale në dhjetor të vitit të kaluar.

Këtë shifër e bëri të ditur zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, në takimin e parë koordinues për planin e veprimit të udhërrëfyesit rreth armëve të vogla dhe të lehta.

“Kosova është e përkushtuar të zbatojë këtë udhërrëfyes në mënyrën më të mirë, gjatë këtij takimi do shohim një takim të detajuar për hapat e marrë në këtë drejtim dhe të ardhshme”.

“Kosova po zbaton me sukses një fushatë legalizimi që filloi me 17 dhjetor 2018 dhe do zgjasë deri më 17 qershor 2019, që nga fillimi i fushatës janë marrë 630 kërkesa për legalizim të armëve, ndërsa janë lëshuar 246 pëlqime, 630 armë që ishin në posedim të paligjshëm tani janë në kontroll”, tha ai.