Ledri publikon videoklipin e këngës (Video)

E publikuar: 27/04/2016 19:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ledri Vula ishte këngëtari i ditës sot. Kjo sepse të gjitha mediat ishin të fokusuar në projektin e tij më të ri.

E veçanta e këtij projekti ishte mënyra e publikimit të këngës, dhe mbledhja e aq shumë fansave në shesh. Ledri, përpos këngës fantastike që këndoj sot për herë të parë ai bëri edhe publikimin e videoklipit më të ri të kësaj kënge të titulluar “Kings”.

Në këtë videoklip Ledri përpos ngjyrave bardh e zi që e bëjnë të duket shumë artistik, ai ka performuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Këngëtari dhe statistët e tij kanë realizuar edhe disa hapa të njejtë vallëzimi e që e bëjnë këtë videoklip edhe më të kompletuar.

Ledri gjithmonë arrin që videoklipet e tij t’i ketë të realizuar në formën më të mirë të mundshme e kjo falë bashkëpunëtorëve por edhe falë profesionit tij tjetër si regjisorë, transmeton Indeksonline.

Ledri, gjithashtu do të jetë imazhi për Princ Caffe nga Devolli Corporation arritje kjo mjaft e madhe pasiqë ai është zgjedhur nga të gjithë artistët e vendit, si imazhi i kësaj kompanie.
Sigurisht që ky është vetëm fillimi i krijimeve muzikore të Ledrit për sezonin e verës e që sigurisht do të jetë një sezonë mjaft e ngarkuar për të. Ledri, në këtë videoklip ka shfaqur shumë art, përderisa kënga e tij padyshim është një kualitet i vërtetë muzikorë.