Ledri i ‘prek’ milionat

E publikuar: 08/03/2015 14:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

‘Ni gotë për ty’ është kënga e cila shtoj numrin e sukseseve në karrierën e reperit Ledri Vula.

Kjo këngë me një tekst dashurie u bë shumë e pëlqyer nga simpatizuesit e tij të shumtë dhe u kërkua kudo, në radio, televizione e në klube të ndryshme nga DJ-të.

Por, se është e pëlqyer po e dëshmojnë edhe klikimet në Youtube. Kjo këngë deri me tani ka arritur që të grumbullojë mbi 3 milion klikime në këtë kanal.

Këtë gjë e ka konfirmuar vet reperi në faqen e vet në Facebook, mbishkrimi i së cilës është ‘3 milionë gota për ty!’/Indeksonline/