LeBron James nuk do të paraqitet edhe në tri ndeshjet e ardhshme të Lakersave

E publikuar: 11/01/2019 18:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lebron James nuk do të luajë të paktën në tre ndeshjet, njofton klubi i Los Angeles Lakers.

Basketbollisti u lëndua vetë në fitoren e madhe të Lakersave kundër Golden State Warriors dhe deri më tani ka humbur tetë ndeshje.

Në këtë periudhë, “engjëjt” arritën vetëm tri fitore, por gjenden ende në zonën e ‘Play-Off’ të Konferencës së Perëndimit.

Lakers nuk do të llogarisin në shërbimet e 34-vjeçarit të premten kundër Utah jazz pastaj kundër ish-ekipit Cleveland Cavaliers të dielën dhe ndaj Chicago Bulls.

Ekipi i mjekëve të mërkurën do të vlerësojë përsëri gjendjen e lëndimit të James dhe do të vendosë nëse do të paraqitet kundër Oklahoma City Thunder.

James ka 34 vjet dhe në sezonin e parë në Los Angeles ka një mesatare 27.3 pikë, 8.3 kërcime dhe 7.1 asistime.

Ndryshe, basketbollisti që vshtë shpall edhe kampion i NBA-s, aktualisht udhëheq si lojtari me më së shumti vota në “All-Star Game”, ku ka mbi 2.2 milionë sosh. /Telegrafi/