LeBron James mund të rikthehet te Cleveland Cavaliers

E publikuar: 07/08/2018 03:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lebron James, një nga lojtarët më të mirë të basketbollit të sotëm, la mundësinë që të kthehet në Cleveland Cavaliers nga e cila u transferua në Los Angeles Lakers.

Basketbollisti nënshkroi një kontratë katërvjeçare me vlerë 154 milionë dollarë para disa javësh.

Megjithatë, ‘Mbreti’ nuk mendon se do të dalë në pension pas mbarimit të kontratës me “Qytetin e Engjëjve”.

“Dëgjoni, unë nuk e kam mbyllur asnjë kapitull të librit”,tha simpatiku nga Akron.

Megjithatë, ai beson se ka lënë një gjurmë të thella te Cavaliers pasi u solli unazën e kampionit.

“Unë shpresoj se një ditë do të ulem dhe do ta shikojë se si fanella ime po varet në krye të sallës”, shtoi Lebron.

Ndryshe, James konsiderohet si një ndër basketbollistët më të mirë të gjitha kohërave, duke u krahasuar edhe me legjendën Michael Jordan të Chicago Bullsave. /Telegrafi/