LeBron James lëndohet në fitoren e Lakersave kundër Warriors

E publikuar: 26/12/2018 09:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Los Angeles Lakers regjistroi një fitore të papritur bindëse mbi kampionët e NBA-s, Golden State Warriors me rezultat 127:101.

Megjithatë, fitorja ishte një shije e hidhur për lëndimin e LeBron James, i cili u largua nga trajneri për shkak të problemeve të ngarkesës gjatë çerekut të tretë.

James regjistroi ‘double-doubkle’ në saje të 17 pikëve, 13 kërcimeve dhe 5 asistimeve, por lojtari u lëndua duke rrëshqitur nën kosh.

Edhe Kyle Kuzma shtoi 19 pikë në fitoren dhe Ivica Zubac ishte përsëri i shkëlqyer me 18 pikë e 11 kërcime.

Te Warriors më i miri ishte Andre Igudala me 23 pikë, Kevin Durent shtoi 21 dhe 7 kërcime gjersa Stephen Curry pati vetëm 15.

Pas kësaj, Lakersat kanë bilanc prej njëzet fitoreve dhe 14 humbjeve gjersa për ‘luftëtarët’ ishte pësimi 12 kundrejt 23 fitoreve.

Në ndeshjen tjetër, Utah Jazz triumfoi me 117:96 kundër Portland Trail Blazers. /Telegrafi/